07 Nëntor 2024

Kamberi në konferencën 'Rritja e ndërrmarrjeve sociale ekonomike në EJL'

Lubljanë, 24 prill -  Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi, po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërrmarrjeve sociale ekonomike në evropën juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.

Zv/ministri Kamberi po përfaqëson Republikën e Kosovës në mesin e të gjitha vendeve të rajonit.

Qëllimi kryesore i konferencës është rritja e ndërrmarrjeve sociale në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Konferenca synon të siguroj një platformë për shkëmbimin e eksperiencave publike dhe private të evropës për zhvillimin e ndërrmarrjeve të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore për krijimin e lidhjeve dhe një strategjie të përbashkët të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)