15 Janar 2025

Kamatat e larta problem për bujqësinë

Prishtinë, 19 tetor - Një ndër sfidat kryesore për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, është niveli i lartë i interesit të kredive në banka.

Këtë problem e thekson një raport i institutit Riinvets, me titull: “Financimi i agrobizneseve në Kosovë”, i cili u diskutua sot në një tryezë në Prishtinë. Ministri i buqjësisë Blerand Stavileci tha se vitin e ardhshëm do të fillojë regjistrimi i agrobizneseve, që mendohet se do të ndikojnë edhe në ngritjen e buxhetit të Kosovës.

Sfidë kryesore në sektorin e bujqësisë mbetet mungesa e sistemit bankar, kredit afatgjata dhe normat e interesit shumë të larta. Në një tryezë ku u prezantua raporti për financimin e agrobizneseve nga Instituti RIINVEST, u vlerësua se Kosova ka të gjitha kushtet për avancimin e bujqësisë, por aktualisht ¼ e hektarëve punohet, ndërkaq pjesa më e madhe e saj është e pashfrytëzuar.

Ministri Blerand Stavileci tha se duhet të ulen normat e interesit bankar dhe të fillojnë investimet në bujqësi. Ai tha se vitin e ardhshëm të filloj regjistrimi i të gjitha agrobizneseve në Kosovë.

“Besoj në me pas se 24 muaj, ne do t’i kemi rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë. Në atë moment buxheti total do të jetë për mbi 3 për qind, mund të aplikojmë atë që është përmendur subvencioni i normave të interesit, për mua dhe për të gjithë fermerët regjistrimi i bujqësisë, është gjëja elementare që do ta ndihmojë sektorin në të ardhmen”, tha ai.

Edhe Liburn Aliu nga komisioni për bujqësi tha se koha është që shteti të investoj në këtë sektor. Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duke folur për vështruesit e të bërit biznes në Kosovë, tha se është koha kur bujqësia dhe shumë procese duhet të lirohet nga ideologjia dhe politizimi.

“Nuk e kanë një kamatë të ulët, dhe e gjithë kjo po e ngulfat zhvillimin e këtij procesi. Janë duke u bërë hapa pozitiv, sot ato që më lanë përshtypje është orientimi i prodhimit drejt konsumatorit, fondi garantues, dhe mbi të gjitha është regjistrimi i [pronave. Nëse në këto tri forma do të jemi të fokusuar, ta kemi një platformë të zhvillimit bazuar në këta tre indikator, edhe agrobiznesi do të ketë ditë më të mira”, theksoi ai.

Raporti “Financimi i agrobiznese në Kosovës” është vazhdimësi e projekti për Promovimin e Hortikulturës në Kosovës, dhe është hartuar duke u bazuar në intervista me 54 agrobiznese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)