16 Nëntor 2024

Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës

Prishtinë, 16 qershor - Nën organizim të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë është mbajtur Konfererenca e 8 regjionale për kadastër dhe të dhëna hapësinore me titull “Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës”. 

Harmonizimi i të dhënave hapësinore dhe administrimi i harmonizuar i tokës i shteteve të regjionit me shtetet anëtare të BE-së konsiderohet e rëndësisë së madhe, dhe për këtë arsye edhe në konferencën e sotme pos përfaqësues të shteteve të regjonit morrën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve më të mëdha botërore në fushën e kadstrës, administrimit të tokës dhe të dhënave hapësinore, sui dhe përfaqësues të disa shteteve anëtare të BE-së si Kroacia, Sllovenia, Seudia, Berlgjika, etj. 

Konferenca u hap nga Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimin Hapësinorë z. Ferid Agani, i cili falënderoi misafirët për pjesëmarrjen dhe në fjalën e tij vuri theks në rëndësinë që Qeveria e Republikës së Kosovës ia jep administrimit të tokës.

“Sikur shumë shtete të zhvilluara që kanë projektuar, zhvilluar dhe përdorur tokën si burim të  rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve të tyre, edhe Republika e Kosovës që nga themelimi i saj si shtet i pavarur, ka implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës, kadastrës dhe të dhënave hapësinore, benefitet e të cilës janë të përditshme e të pandalshme për qytetarët tanë”, deklaroi Agani.

Ndërsa Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha, në cilësinë e organizatorit dhe prijësit të institucionit qendror për kadastër, foli për rëndësinë e tokës në përgjithësi dhe implementimin e projekteve të rëndësishme në këtë fushë që janë duke u implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, si Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, Sistemi i Unifikuar i Adresave, Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Krijimi i Kadastrit të Ndërtesave, Ri-inxhinjerimi i të gjitha Zyreve Kadastrale Komunale, Strategjia për Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore, Gjeoportali Shtetërorë.

Më pas në konferencë prezantuan punime profesionale edhe përfaqësues të shteteve të regjionit si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia,  Sllovenia, Kroacia, Suedia, si dhe ekspertë nga institucioneve ndërkombëtare për kadastër dhe të dhëna hapësinore si që janë Federata Ndërkombëtare e Gjeodetëve (FIG), EULIS-i, EuroGeographics, etj.

Konferenca si kjo e sodit shërben për shkëmbim përvojash e njohurish, që do të rezultonin në ngritje të kualitetit të administrimit të tokës, dhe të njejtat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)