19 Nëntor 2024

Kadaj-Bujupi prezantoi planin për zhvillim ekonomik të Istogut

Istog, 12 shtator - Kandidatja për Kryetare të Komunës së Istogut, znj. Donika Kadaj - Bujupi prezantoi programin për zhvillim ekonomik të Istogut.

Një qeverisje e fortë dhe efikase me Istogun ku një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet zhvillimit ekonomik ,do të jetë një ndër shtyllat e rëndësishme të qeverisjës së ardhshmë të Komunës së Istogut.

"Ngritja e kapaciteteve komunale për zhvillim dhe avancim ekonomik, e në veçanti ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e partneritetit publiko-privat, krijimin e vendeve të reja të punës, realizimi i strategjisë së turizmit, krijimi i zyrës për promovimin e investimeve, janë vetëm disa nga pikat e programit për zhvillim ekonomik të komunës së Istogut" tha kandidatja e Aleances per Ardhmerinë e Kosovës për Kryetare të Istogut znj.Donika Kada -Bujupi, në prezantimin e planit për zhvillimin ekonomik të komunës së Istogut.

"Koncepti i AAK-së për zhvillimin ekonomik është që të rrisë standardet e jetesës dhe mirëqenies, e mbi të gjitha të krijojë kushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,"tha znj Kada Bujupi,duke shtuar se Komuna e Istogut ka kapacitet të mjaftueshëm dhe mund të arrijë një zhvillim të qendrueshëm ekonomik.

 Në prezantim ishin të pranishëm edhe Haki Shatri dhe Aihan Saraqi ekspert ekonomik dhe Naim Imeraj, të cilët dhanë argumentet e tyre se pse programi për zhvillim ekonomik i kryetares znj.Donika Kadaj-Bujupi, është programi më i mirë për zhvillimin e komunës së Istogut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)