18 Nëntor 2024

Kaçaniku: Konsumatorët e kanë humbur besimin

Albulena S. MAVRAJ

Prishtinë, 11 korrik - Kryetari i organizatës kosovare për mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe dinjitetit të konsumatorit “KONSUMATORI”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se gjendja e konsumatorit në Kosovë është në raport të drejtë me shkallën e veprimit të ligjeve dhe, sipas tij, nëse kemi parasysh që ligjet në Kosovë zbatohen në shkallë deri në 40 për qind, atëherë edhe gjendja e konsumatorëve në Kosovë arrin kënaqshmërinë deri në 40 për qind.

Kaçaniku ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se numri i ankesave të konsumatorëve është duke rënë pasi, sipas tij, ka humbur besimi.

 

“Pothuajse të gjithë e kemi humbur besimin në institucione, prandaj edhe adresimet e konsumatorëve janë çdoherë e më të vogla, sepse as ne nuk po arrijmë t’i artikulojmë ato dhe t’i sjellim ankesat deri në fazën finale.


Imagjinoni, nëpër gjykata janë rreth 200 mijë lëndë të pazgjidhura, në mesin e tyre është edhe një duzinë e ankesave dhe të artikulimeve që janë bërë nëpërmjet mekanizmave të mbikëqyrjes dhe të inspektimit të tregut”, ka shtuar Kaçaniku.

 

Sipas tij, organizata “Konsumatori” ka bërë ankesa rreth adresimit të problemeve me të cilat merren konsumatorët mirëpo, sipas tij, ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

 

“Ne kemi pasur adresime të problemeve dhe i kemi bërë, mirëpo njësoj si ligjet, të cilat nuk po zbatohen sa duhet, edhe ankesat tona po hasin kryesisht në vesh të shurdhër”, ka potencuar Kaçaniku.

 

Ai ka shtuar se në Kosovë nuk po aplikohen ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve, siç janë Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligji mbi Shëndetësinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)