18 Nëntor 2024

Junker, 300 miliard dollarë për rigjallërimin e ekonomisë evropiane

Bruksel, 16 korrik - Ish kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Junker ka nisur zyrtarisht detyrën në krye të Komisionit Evropian, pas zgjedhjes nga Parlamenti Evropian, duke zëvendësuar Jose Manuel Barroson.

Ai shpalli në Parlament një program investimesh për të nxitur rigjallërimin e ekonomisë evropiane.

Ai premtoi një program investimesh publike dhe private prej 300 miliard dollarësh gjatë tre viteve të ardhshme, duke kombinuar burimet ekzistuese të buxhetit të BE-së dhe Bankës Evropiane të Investimeve me fonde të sektorit privat, për të ndërtuar rrjete moderne energjitike, të transportit dhe kibernetikës. "Ne kemi nevojë për një ri-industrializim të Evropës," tha ish-kryeministri 59 vjeçar i Luksemburgut.

"Do të dëshiroja që gjatë tre viteve të ardhshme, të kemi mobilizuar 300 miliard dollarë si investime publike dhe private. Ne do ta bëjmë këtë dhe  unë do të isha mirënjohës nëse Parlamenti do të më përkrahte në këtë çështje," tha zoti Juncker.

Posti që merr zoti Juncker është më i fuqishmi në Bashkimin Evropian.  Komisioni propozon dhe zbaton ligje për 500 milionë evropianëv, nga Irlanda në perëndim deri te Lituania në lindje.

Zoti Juncker e pranoi se shumë evropianë kanë humbur besimin te BE-ja. Ai tha se vetëm rezultatet ekonomike dhe punësimi i plotë e jo debatet pafund për institucionet e BE-së, do të rikthejnë besimin e njerëzve.

Ai pritet ta marrë zyrtarisht postin më 1 nëntor, nëse nuk do të ketë vonesa në formimin e Komisionit prej 28-anëtarësh. Anëtarët e Komisionit Evropian do t'i nënshtrohen seancave të konfirmimit në muajin shtator, pastaj një votëbesimi të përgjithshëm në tetor.

Ndërkohë, diplomatët thonë se ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini është në krye të listës së kandidatëve për postin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Kandidat tjetër i fortë për këtë post është ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski. Diplomatët përmendin si kandidate të mundshme edhe bullgaren Kristalina Georgieva, komisionere për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)