Juncker kundërshton plotësisht daljen e Greqisë nga eurozona
Frankfurt, 23 gusht - Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, kundërshtoi plotësisht daljen e Greqisë nga eurozona, ndërkohë që sheh si prioritet shëndoshjen e financave të vendit ballkanik, i zhytur prej gati tre vitesh në krizë të thellë.
Ai theksoi gjithashtu se asnjë vendim nuk do të merrej së shpejti lidhur me kërkesën greke për shtyrjen e afatit për pagesat e borxheve.
\'\'Ky vendim duhet të merret nga trojka\'\', tha Juncker.
\"Kundërshtoj totalisht daljen e Greqisë nga zona euro. Kjo do të krijonte rreziqe edhe për vendet e tjera anëtare të kësaj zone\'\', deklaroi Juncker pas takimit me kryeministrin grek, Adonis Samaras.