Juncker: Kthimi te dhrahmia nuk përbën zgjidhje për Greqinë
Luksemburg, 7 janar - Kthimi te monedha e vjetër, dhrahmia, nuk përbën zgjidhje për Greqinë, deklaroi Jean-Claude Juncker, president i Eurogrupit dhe kryeministër i Luksemburgut.
Ai theksoi se problemi i borxhit të vendit mund të përballohet, pa qenë nevoja që Greqia të dalë nga eurozona.
Në një intervistë për radion gjermane NDR, Juncker deklaroi se detajet për paketën e dytë të ndihmës për Greqinë, që kanë miratuar liderët europianë, do të finalizohet javët e ardhshme, pasi qeveria greke të përfundojë negociatat me kreditorët privatë për reduktimin e bondeve greke.
2012-a është një vit kyç për euron, deklaroi Juncker.
Në fund të vitit do të bëhet e qartë se morëm vendimet që na sjellin më afër objektivit tonë, shtoi ai.