Juncker kërkon zgjidhjen e borxhit grek brenda qershorit
Bruksel, 1 qershor - Kreu i ministrave të Financave të eurozonës, Jean-Claude Juncker, ka kërkuar që problemi i borxhit të Greqisë të zgjidhet brenda fundit të qershorit\'\', pas një takimi me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
\"Ne do të përpiqemi ta zgjidhim problemin e borxhit grek deri në fund të qershorit\", deklaroi Junker për shtypin.
\'\'Mbi çështjen e borxhit grek, unë jam shumë optimist\", u shpreh ai.
Sipas tij, \'\'ristrukturimi i plotë i borxhit grek nuk është një opsion, kjo nuk është parashikuar nga askush\'\'.
\'\'Pra, nuk do të ketë ristrukturimin e borxhit grek\",shtoi ai, duke i kujtuar qëndrimin e mbajtur nga vendet kryesore të zonës euro, më 7 maj.