Juncker kërkon të largohet nga presidenca e Eurogrupit
Luksemburg, 4 dhjetor - Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker u kërkoi ministrave të Financave të zonës euro të njoftonin largimin e tij nga presidenca e Eurogrupit në fillim të vitit 2013, bënë të ditur burime diplomatike evropiane.
Sipas këtyre burimeve, Juncker ka njoftuar ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble për qëllimin e tij për t\'u larguar nga posti aktual, në fillim të vitit 2013 duke nxitur ministrat e Financave të zonës euro të gjejnë një pasardhës.
Shefi i zonës euro mban këtë post që nga viti 2005 dhe mandati i tij përfundoi më 17 korrik të këtij viti.
Në fillim të korrikut, Jean-Claude Juncker u shpreh i gatshëm të zgjasë mandatin e tij edhe gjashtë muaj shtesë duke kërkuar në këmbim emërimin e një luksemburgasi tjetër, Yves Mersch, në Bordin Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane.