Juncker: Greqia jashtë Eurozonës
Frankfurt, 9 gusht - Shqetësim dhe pakënaqësi ka shkaktuar në Greqi një deklaratë e kreut të Eurogroup -it Jean Clode Juncker në një intervistë për një rrjet televiziv rajonal të Gjermanisë.
I pyetur per te komentuar deklaraten e zëvendëskancelarit gjerman Philip Resler, sipas te cilit nuk eshte e tmerrshme nje dalje e Greqise nga Eurozona, Juncker ka thene se vertet qe nje fenomen i tille eshte i padeshirueshem, por tashme i menaxhueshem.
\"Do te ishte pa dyshim nje çeshtje e menaxhueshme. Por nuk eshte aspak e deshirueshme. Sepse do te kete rreziqe te medha, sidomos per njerezit e thjeshte ne Greqi\", tha Juncker.
Deklarata e tij eshte pritur me komente negative nga mediat greke pasi vetem 8 dite me pare ai kishte perjashtuar ne menyre absolute daljen e Greqise nga zona e monedhes se perbashket.
Vertet qe ne intervisten e re ai pergjigjet ne menyre karakteristike se nuk sheh nje largim te Greqise nga euro deri ne vjeshte, madje edhe me pas, por ndryshimi i qendrimit te tij ne mbeshtetjen e perpjekjeve te qeverise greke, nuk ka tingelluar aspak mire per Athinen zyrtare.
Jean Clode Juncker do te jete funksionari i dyte i BE qe do te vizitoje Athinen ne 22 gusht pas vizites se presidentit te KE-së Manuel Baroso disa dite me pare dhe do te zhvilloje takime me qeverine e re greke dhe kryeministrin e saj Andonis Samaras