Juncker angazhohet për të garantuar stabilitetin e eurozonës
Frankfurt, 24 korrik - Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker u shpreh sot "i vendosur në angazhimin e tij për të garantuar stabilitetin e eurozonës në tërësinë e saj", pas uljes së perspektivave të borxheve publike në tre vende të rajonit, ndër të cilat Gjermania, nga agjencia e vlerësimit financiar ''Moody's''.
Duke u shprehur në një deklaratë se "themelet e këtyre vendeve ishin të shëndosha", Juncker i cili po ashtu mban postin e kryeministrit të Luksemburgut, theksoi se "në këtë kontekst, përsëriste angazhimi i tij të vendosur për garantimin e stabilitetit të eurozonës në tërësinë e saj".