Juani kinez, monedha kryesore në 2025
Peking, 19 maj - Raportet mes ekonomive pritet të ndryshojnë tërësisht deri në vitin 2025. Banka Botërore, argumenton në një raport të sajin me faktin e rritjes së gjatë ekonomive të reja, më shpejt së ekonomitë e zhvilluara.
Sa i përket monedhave, BB-ja, thotë se juani kinez, dollari amerikan dhe euro do të jenë monedhat kryesore në botë deri në vitin 2025.
Ndërkohë, BB-ja parashikon se SHBA-ja, Eurozona dhe Kina do të jenë tri shtyllat kryesore për rritjen e ekonomisë botërore.
Këto ekonomi, thotë raporti i BB-së, do të nxisin rritjen ekonomike globale nëpërmjet zhvillimeve tregtare, financiare dhe teknike. Kjo do të krijojë një sistem më të qëndrueshëm monetar se sa ai i tanishëm me dollar amerikan, si qendër.