19 Nëntor 2024

"JPMorgan Chase" paguan 5,1 miliardë dollarë

Nju jork, 27 tetor - Banka amerikane "JPMorgan Chase" do të paguajë 5,1 miliardë dollarë për t'i dhënë fund një pjese të hetimeve qeveritare amerikane lidhur me praktikat e saj në tregun e kredidhënies hipotekore përpara fillimit të krizës financiare.

"Sipas një marrëveshjeje paraprake të ndërsjelltë, banka do të derdhë katër miliardë dollarë për mbylljen e akuzave për mashtrim në lidhje me shifrat e riskut të kredidhënies hipotekore (subprimeve) ndaj organizmave gjysmë-zyrtare të rifinancimit "Fannie Mae" dhe "Freddie Mac", njoftoi përmes një komunikate ''Federal Housing Finance Agency'', institucioni rregullator i dy organizmave të lartpërmendur.

"Një marrëveshje e dytë parashikon që 'JPMorgan' të derdhë edhe 1,1 miliardë dollarë të tjera për dhënien fund të një ankimimi nga 'Fannie Mae' dhe 'Freddie Mac' të cilët donin ta detyronin bankën të riblente subprimet e tyre", citon më tej komunikata.

"Këto marrëveshje të ndërsjellta zgjidhin mosmarrëveshjen ligjore më të përfolur të bankës lidhur me kredidhënien hipotekore për sa i përket subprimeve me vlerë 33,8 miliardë dollarë që 'Fannie Mae' dhe 'Freddie Mac' blenë përpara fillimit të krizës nga 'JPMorgan' si dhe nga 'Bear Stearns' e 'Washington Mutual', dy filiale të blera në vitin 2008 nga JPMorgan Chase", thekson komunikata e FHFA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)