JP Morgan Chase, 2 miliardë dollarë humbje
New York, 12 maj - Shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase, banka më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur dje se ajo ka humbur kohët e fundit 2 miliardë dollarë në tansaksione komplekse dhe të rrezikshme të njëjta me ato që sollën krizën financiare në vitin 2008.
Jamie Dimon i quajti veprimet e bankës gabime të rënda dhe të turpshme.
Aksionet e JPMorganit ranë rreth 7 përqind gjatë shkëmbimit dje pasdite. Edhe aksionet e bankave të tjera ranë ndjeshëm.
Transaksionet komplekse të JPMorganit, të njohura si fonde sekondare, janë si sigurime për mbrojtjen e investitorëve, nëse tregjet bien. Por ulje-ngritjet e kohëve të fundit në tregjet e aksioneve kanë sjellë humbje.
Në të kaluarën JPMorgan i kishte shmangur investime të tilla, duke i dhënë mundësi bankës të dilte nga kriza financiare e vitit 2008 relativisht pa u dëmtuar shumë.
Sipas një lajmi më të mirë ekonomik, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar suficitin e parë buxhetor në rreth katër vjet.