08 Nëntor 2024

Jim Yong Kim rizgjedhet president i Bankës Botërore

New York, 28 shtator - Bordi i Bankës Botërore ka njoftuar më 27 shtator se në mënyrë unanime ka emëruar Jim Yong Kim, si president, duke fituar kështu mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.

Kim, ishte kandidati i vetëm për këtë pozicion.

“Jam i nderuar që do të shërbejë edhe një mandat në krye të këtij insitucioni të madh”, tha Kim, i cili është doktor amerikan me prejardhje nga Koreja e Jugut.

Ai tha se Banka Botërore “është në rrugë të mirë” për të arritur qëllimet kryesore, siç është eliminimi i varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 dhe rritja e të ardhurave deri në 40 për qind për shtetet në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)