14 Maj 2024

Jetojmë mbi ar

Prishtinë, 23 prill - Zona e Kosovës është njëra ndër zonat më të fuqishme të rezervave të plumb-zinkut, arit dhe argjendit. Republika e Kosovës është e pasur edhe me rezerva të tjera. Në këtë fushë jemi fuqi rajonale dhe evropiane. Mbi njohuritë e përgjithshme që posedojmë, Kosova ka rreth 55 milionë tonë rezerva të plumb-zinkut, ka bërë të ditur, drejtor menaxhues i ndërmarrjes “Trepça” Ferat Shala.

Shala, tha se duke u bazuar në disa të dhëna dhe studime që i kanë bërë ekspertët e kësaj ndërmarrjeje, del se “Trepça” ka rreth 55 milionë rezerva të plumb-zinkut. “Mbi njohuritë e përgjithshme që posedojmë, kemi rreth 55 milionë tonë rezerva të plumb-zinkut. Në Kosovë janë 10 zona të interesit shtetëror, të cilat janë resurse të mineraleve të plumb-zinkut”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se duke u mbështetur në hulumtimet e mëhershme dhe në disa studime të mëvonshme gjeofizike dhe hartimin e hartave gjeologjike, gjeokimike dhe të dokumentacionit historik që ka “Trepça” dhe institucionet e tjera, Zona e Kosovës është njëra ndër zonat më të fuqishme të rezervave të plumb-zinkut, arit dhe argjendit. Sipas tij, Kosova prinë në rajon dhe në Evropë sa i përket rezervave të mineraleve.

Duke marrë parasysh se “Trepça” është një gjigand ekonomik i Kosovës, edhe për këtë ndërmarrje është folur se do t’i hyjë procesit të privatizimit. Drejtori menaxhues i “Trepçës” Ferat Shala ka thënë se çështja e privatizimit të saj ka marrë një konotacion jo të duhur, dhe sipas tij, para se të bëhet rivitalizimi as që mund të flitet për një privatizim.

Shala ka folur edhe për borxhet që gjoja kjo ndërmarrjeje i ka aksionarëve të ndryshëm, duke thënë se “Trepça” nuk ka borxh askujt, por sipas tij, i kanë borxh kësaj ndërmarrjeje, sidomos Serbia, e cila brenda 10-vjeçarit të fundit e ka dëmtuar këtë ndërmarrjeje afro 900 milionë euro. (Epoka e Re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)