Jetimat e Ballkanit ndihmojnë Gjilanin me 100 pako ushqimore
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka falënderuar shoqâatën Jetimat e Ballkanit dhe hoxhën Halil Kastrati, për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se deri më tani jemi në partneritet të plotë për ndërtimin e shtëpive për familje pa strehë dhe në kuadër të kësaj,
“Gjilani sot ka pranuar mbështetjen edhe në pako ushqimore nga kjo shoqatë. Në këtë kohë kur jemi në luftë të vazhdueshme me të panjohurën, me këtë pandemi, Jetimat e Ballkanit po shpërndajnë ndihma për rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale."
"Do të vazhdojmë aksionin për të gjitha ato raste që është i nevojshëm intervenimi, pakot ushqimore janë duke u shpërndarë nga ekipet e Komunës së Gjilanit dhe kanë qëllimin që asnjë familje të mos e ketë të zbrazet sofrën e ushqimit”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri theksoi se këto ditë të rënda në gjithë Kosovën, por veçanërisht në Gjilan, po i kalojmë së bashku me shumë donatorë, me shumë njerëz të vullnetit të mirë, me vlerën më të madhe që e kemi, me solidaritet të jashtzakonshëm mes vete.
Ndërsa Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit, ka thënë se sot në Gjilan janë sjellur pako ushqimore për 100 familje të cilat përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.
“Sot kemi bërë shpërndarjen gjithandej nëpër qytete të ndryshme nëpër Kosovë. Janë pako ushqimore, higjienike dhe miell për 100 familje. Lusim Zotin që ta tejkalojmë këtë gjendje të vështirë së bashku të pandemisë e cila ka përfshirë gjithë botën”, ka thënë mes tjerash hoxha, Halil Kastrati.