16 Janar 2025

Jeroen Dijsselbloem do ta zëvendësojë Jean-Claud Juncker

Frankfurt, 12 janar - Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claud Juncker, la të kuptohej se në postin e kreut të Eurogrupit, Këshilli i Ministrave të Financave të 17 vendeve të Eurozonës, atë do ta zëvendësojë Ministri i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem.

Pjesëmarrësit e samitit të BE-së, të mbajtur në Bruksel më 14-15 dhjetor, diskutuan rreth mundësisë së emërimit të holandezit në postin e Kreut të ri të Eurogrupit.

Si zëvendësues të Juncker në shtypin europian janë përmendur edhe kandidaturat e Ministrit të Financave të Francës, Pierre Moskovici, dhe Kancelarit austriak, Werner Feimann.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)