Jepen certifikatat e para të pronësisë mbi banesat e regjistruara

Gjilan, 28 dhjetor - Me rastin e përmbylljes së projektit të Kadastrit të Ndërtesave i cili është zhvilluar në katër komuna të Kosovës, respektivisht në Gjilan, Pejë, Prirzen dhe Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha i shoqëruar nga ekspertë kadastral të AKK-së qëndroi për një vizitë pune në Komunën e Gjilanit ku u prit nga Drejtori i Zyrës Kadastrale Komunale të kësaj Komune, Gani Neziri.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i informacioneve mbi rezultatet përfundimtare nga Projekti i Kadastrit të Ndërtesave që u zhvillua në këtë Komunë.
Me këtë rast Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha dhe z. Gani Neziri bënë edhe shpërndarjen solemne të certifikatave të para të pronësisë mbi banesat e regjistruara në qytetin e Gjilanit në kuadër të këtij projekti.
Takimi u ndoq edhe nga qytetarë të kësaj komune, ndërsa prezente ishin edhe mediat të cilët shfrytëzuan konferencën për shtyp për të parashtruar pyetjet e tyre e që kryesisht kishin të bëjnë me ecurinë e këtij projekti, dhe shkallën e kënaqësisë së realizimit të tij.
Finansuese e këtij projekti është Banka Botërore, ndërsa implementuese Agjencia Kadastrale e Kosovës.