Jep dorëheqje presidenti i Bankës botërore
New York, 19 shkurt - Presidenti i Bankës botërore, Robert Zoellik, ditën e shtunë ka bërë të ditur dorëheqjen e tij, duke sqaruar qëllimin e vendimit të tij për dorëheqje.
Zoellik 58 vjeçar, njoftoi se pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar më 30 qershor do të japë dorëheqjen me qëllim që për herë të parë në historinë e këtij institucioni me 187 anëtarë, të zgjidhet një drejtor joamerikan.
Banka botërore deklaroi se tani e tutje drejtori i kësaj banke do të zgjidhet në bazë të aftësive dhe me zgjedhje të lira e transparente dhe jo në bazë të kombësisë së tij.
Sipas traditës, drejtori i FMN gjithmonë ka qenë evropian, ndërsa drejtori i BB ka qenë amerikan.
Fuqitë e reja ekonomike të botës e kanë kundërshtuar këtë traditë dhe kërkojnë një rol më të madh në këto institucione financiare ndërkombëtare.