04 Maj 2024

Jep dorëheqje kreu i bankës Barclays

Londër, 2 korrik - Kreu bankës Barclays me seli në Britani ka dhënë dorëheqje pas zbulimit se banka ka dhënë të dhëna të rreme në mënyrë që të gjenerojnë një tablo më të favorshme për operacionet e saj.

Doreheqja e Markus Agius vjen si pasojë e një skandali lidhur me manipulimin e te dhënave nga Barclays.

Agius ka shërbyer si kryetar për rreth 6 vjet.

Agjencitë amerikane dhe britanike kanë gjobitur me më shumë se 450 milionë në javën e kaluar Barclay-n për dorëzimin e te dhëna të rreme të përdorura në përcaktimin e normës ndërbankare në Londër, Liborit- një tregues kyç i tregut, midis vitit 2005 dhe 2009 .

Banka ka përdorur te dhëna të rreme për ta bërë pozicionin e saj financiar të duket më i fortë.

Agius është edhe president nderi i Shoqatës se bankierëve britanikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)