Jemeni në prag të një katastrofe ekonomike
Sana, 30 janar - Trazirat dhe jostabiliteti në Jemenit, mund ta çojnë vendin në një katastrofë të paparashikuar ekonomike.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Marzuk Mohsen, drejtor i Qendrës për kërkim dhe zhvillim ekonomik dhe social në Jemen, tha dje se në qoftë se vazhdon edhe më tej bllokimi i tanishëm politik siç është duke vazhduar, atëherë do të jetë e vështirë adresimi i sfidave ekonomike dhe vendi do të pësojë një fatkeqësi të jashtëzakonshme ekonomike.
Marzuk Mohsen deklaroi se rreth 11 puse në provincat Shabve dhe Hadramaut që prodhojnë rreth 90 milion fuçi naftë në ditë, janë mbyllur dhe tani prodhohet vetëm një sasi e vogël e naftës për nevojat e vendit.