Jemeni është në prag të krizës së urisë Printoje
Sana, 25 qershor - I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen, ka paralajmëruar se shteti është një hap larg krizës së urisë, me 31 milionë persona që kanë nevojë për ndihmë humanitare, krahasuar me 7 milionë sa ishin dy vjet më parë.
Ismail Ould Cheikh Ahmed tha se kriza humanitare në Jemen është përshkallëzuar për shkak të intensifikimit të konfliktit, duke thënë se të gjitha palët e përfshira në konflikt janë fajtore për këtë gjendje.
Luftimet në Jemen po zhvillohen në mes rebelëve Huthi dhe trupave besnike të ish-Presidentit Ali Abdullah Saleh kundër ushtarëve besnikë të presidentit Abed Rabbo Mansour Hadi, i cili ka ikur në ekzil në Arabinë Saudite.
Rebelët e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa në muajin shtator. Në mars, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka filluar sulmet ajrore kundër rebelëve.
Konflikti ka lënë 20 milionë jemenas pa ujë të pijshëm dhe më shumë se 1 milion persona janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.