Javët e Biznesit Kosovar promovohen në Mitrovicë
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se tash trembëdhjetë vjet me rradhë në Kosovë, organizohet projekti "Javët e Biznesit Kosovar".
Ai tregoi se ky projekt ka për qëllim kryesor të promovojë ekonominë vendore, të rrit konsumimin e prodhimeve, të stimulojë bizneset dhe të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta.
"Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës, që të vazhdoj të krijojë një mjedisë më të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik. dhe që sa më shpejt të hartoi një strategji për zhvillimin e Trepçës si mundësi e madhe dhe e pa shftytëzuar për regjionin e Mitrovicës.
Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se që nga marrja e mandatit të tij, ka vazhduar të mbështes ekonominë vendore, sidomos prodhuesit.
"Kemi krijuar një klimë të mirëfilltë ku dhe kemi rritje ekonomike dhe mbështetja ndaj prodhuesve vendës nuk do të ndalet deri në përfundim të mandatit tim si kryetar komune", tha kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.
Ai tha se në këtë regjion ka stabilitet dhe investimet nuk po mungojnë e do të rriten, ku së shpejti do të nisin ndërtimet e fabrikave në zonën e lirë ekonomike.
Bahtiri, premtoi se Mitrovica pastaj do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe për këtë është krijuar edhe zona e lirë ekonomike, ku do të gjenreohen shumë vende të reja pune.
Gjatë ditës është diskutuar edhe për sfidat dhe pengesat e prodhuesve të regjionit të Mitrovicës, ku dhe u morrën zotime se do të ketë mjedis më të mirë për zhvillimin e bizneseve posaqërisht atyre prodhuese.