05 Maj 2024

“Javët e Biznesit Kombëtar” mbahen edhe në Kosovë

Prishtinë, 15 tetor - Projekti “Javët e biznesit kombëtar” ka nisur edhe në Kosovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve e cila në trevat shqiptare ka nisur nga 17 shkurti dhe përmbyllet me 28 nëntor.

Motoja e këtij projekti është “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? Dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme. Ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat.

Javët e Biznesit Kombëtar është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja.

Agim Shahini, kryetar  AKB-së tha se është ky manifestimi i dekadës së parë të ralizimit të projektit “Javët e Biznesit Kosovar tash më Kombëtar”. Projekti përmbajti një program me karakter promovues dhe debate të ndryshme analitiko-informative në sferën e biznesit dhe cilësisë së prodhimeve.

“AKB-ja ka përpiluar këtë projekt me qëllim të ndikimit në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendëse dhe të stimulojë ato për të rrite kualitetin e tyre për tregun tonë e më gjerë, qytetarët të rritin vetëdijen për rëndësinë e konsumit të produkteve Kombëtare e qeverinë të nxitemi për hartimin e politikave me konkurruese për të përshpejtuar një zhvillim më të hovshëm ekonomik Kosovar e Kombëtar”, tha Shahini.

“Javët e Biznesit Kosovar e Kombëtar”, organizohet nga AKB-ja për të dhjetë në Kosovë e për herë të parë në trojet kombëtare në bashkëpunim me KASH-in,  OEMVP-në, Komunën e Ulqinit e Preshevës dhe do të jetë aktivitet tradicional që mbahet çdo vit.

Kreu i AKB-së shtoi se këtë vite për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë, ka filluar nga 17 shkurti nga Prishtina e Prekazi, Tirana e Shkupi, Presheva e Ulqini me aktivitete të ndryshme e me karvanin e bizneseve kombëtare në udhëtimin e vetë kaloi më shumë se 25 mijeë kilometra nëpër fshatra e qytet të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës se Preshevës e Malit te Zi, për të arritur me 28 nëntor në Vlorën e Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit. Aktivitete janë mbështetur nga institucionet shtetërore të Kosovës siç janë MTI, MZHE, MF, MPJ, MPMS, MBPZHR nga komunat e Kosovës me qëllim të promovoj vlerat dhe potencialet ekonomike të kombit tonë si një fuqi e re dhe liderë i së ardhmes në Ballkanin perëndimor.

Agim Shahini shton se ky bashkëpunim i thellë demostron pronësin Kombëtare në këtë prokejt, por edhe përkushtimin konkret të shtetit për të mbështetur promovimin e prodhimtaris vendëse, duke i dhënë fuqi të qëndrueshme të ekonomisë Kosovare e Kombëtare në rajonale e më gjer.

Motoja nga 2003 ishte në Kosovë “Unë konsumoj produkte vendore- po Ju, sot kjo tradita po vazhdon në 5 shtete e nxitur nga AKB-ja. Kjo synon ndërrimin dhe avanësimin e shprehive dhe kulturave konsumuese drejt avansimit të produkteve vendore. 

“Sot fjala prodhues, konsum i prodhimeve vendore, është bërë shprehje e pa zëvendësueshme e qytetarëve të Kosovës dhe mu ky ishte qëllimi ynë parësor 10 vjeçar i këtij sllogani”, tha Shahini

Sipas kreut të AKB-së, thirrjet tona janë për një jetë më të mirë për fëmijtë tonë, për një shëndetësi më të mirë, për arsimim me të avansuar, për infrastruktur më të mirë për bugjet më të qëndrueshëm dhe shtet më të fortë për të cilën shumë gjenerata kanë dhënë shumë më shumë se ne, por nuk e kanë pas fatin si ne.

“Duke konsumuar prodhimet vendore të gjithë bëhemi pjesë e zhvillimit të ekonomisë kombëtar, prania kaq e madhe e juaja është për Ne një mesazh i qartë mbështetë, ky vend po ec përpara e për këtë u dha gjak e kapital sikur se Hasan Prishtina”, tha Shahini.

“Kur, nëse tani JO! Kush nëse JO, ne? e zhivllon ekonomin e Kosovës. Ju ftoj që ta vazhdojmë këtë traditë të mirë edhe në dekadën e ardhshme”, tha kryetari i AKB-së.

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ky aktivitet në kuadër të 100 jetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka rëndësi të madhe në integrimin ekonomik. Për të pasur zhvillim, duhet  t ndërtohet edhe infratruktura  adekuate dhe në këtë vigjilie t 28 nëntorit do të përurohet edhe autostrada Prishtinë Tirnaë e cila më parë  udhëtimi ishte mbi 11 orësh e tash  rreth 3 orë.   

“Shtylla kryesore e zhvillimit është sektori privat . ky sector do mbështetje , sepse ndikon në mirëqenie, zhvillim dhe mbushjen e arkës së shtetit. Ne jemi të përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm, sepse biznesi krijon punësim. Mirëqenie dhe zhvillim”, tha Beqaj

Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se këto prodhues do të jeë model në të ardhmen dhe atë si shembull pozitiv. Sipas tij këto prodhime po i mbushin raftet e makreteve dhe këta do të keë përkahje të madhe.

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se konsumimi i prodhimeve vendëse është i deomosdoshëm nga konsumatorët e Kosovës dhe se prodhuesit  duhet të mbështeten edhe nga shteti.

Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se kjo kampanjë është shumë   e rëndësishme  për vetëdijësimin e qytetarëve për të konsumuar prodhime kombëtare. Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi.  Kryetari i Preshevës, kërkoi që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Menderes Kuqi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, tha se ky project  ka shënuar rezutate positive në pesë shtete ku jetojnë shqioptarët dhe ka gjetur mbështetje të qeverive.

“Integrimi i tregjeve shqiptare është i demosdoshëm  dhe nuk ka nevoj të friësohet akush nga ky integrim, pos bizneseve”, tha Kyqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)