Japonia shënon rritje ekonomike
Tokio, 15 nëntor - Ekonomia e Japonisë ka shënuar suksese të mira në tremujorin e tretë të këtij viti.
Qeveria në Tokio kumtoi se prej qershorit deri në shtator prodhimi i brendshëm bruto në Japoni është rritur për 0,9 për qind.
Në nivelin vjetor niveli i rritjes ekonomike në këtë vend është 3,9 për qind.
Njëkohësisht qeveria paralajmëroi nga rreziqet që po shtohen për ekonominë e këtij vendi, siç janë deflacioni dhe rritja e kursit të monedhës jen.