Japonia përkrahë zhvillimin e ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 29 mars - Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku pati sot një takim me Ambasadorin e Qeverisë Japoneze ne Vjene - Shigeo Iwatani.
Gjatë takimit Ministrja Çitaku i shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe të thella për katastrofën natyrore që i ndodhi popullit Japonez.
Ajo potencoi se me gjithë dhimbjet që shkaktoi kjo tragjedi, njëkohësisht tregoi, zemërgjerësinë dhe fuqinë e popullit Japonez.
Ambasadori Japonez Iwatani falënderoj popullin dhe qeverinë Kosovare për gatishmërinë, dhe për ndihmën e ofruar.
Po ashtu, edhe Ministrja Çitaku ka falënderuar popullin dhe qeverinë Japoneze, për ndihmën e dhënë gjatë tërë viteve të pas luftës.
Ambasadori Japonez Iwatani ka përshëndetur progresin e arritur nga qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, ka shprehur interesimin që edhe në të ardhmen, përveç fushave që janë duke u investuar, Qeveria Japoneze do të përkrahë në masë të madhe projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik, gjegjësisht me investime në projektet që ndërlidhen, në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë.
Ne fund të takimit u theksua, se partneriteti dhe bashkëpunimi i lartë mes dy shteteve, do të vazhdoj edhe në të ardhmen.