Japonia para bankrotit, kërcënohet krizë e re ekonomike
Tokio, 16 mars - Ekonomia e tretë më e zhvilluar në botë përjetoi kolaps. Termeti shkatërrues Japonisë ia mori shpresën e fundit se mund të dalë nga kriza.
Recesioni tashmë nuk mund të parandalohet, ndërsa tani shtetit i kanoset edhe bankroti. Shtrohet pyetja se a do të vjen përsëri deri te kriza ekonomike botërore.
Kjo është goditja më rëndë që Japonia ka mundur ta përjetojë, ndërsa ka ardhur në momentin më të keq të mundshëm, thekson ekonomisti autoritativ amerikan Nuriel Rubini.
Që në kuartalin e fundit mund të vërehej se Japoninë do ta përfshijë recesioni.
Deficiti i vendit arrin 7.7 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian gjendet në nivel prej tre për qind.
Koecu Aizava, profesor i ekonomisë në universitetin Saitama, pret që për rindërtimin e vendit pas tërmetit dhe cunamit do të nevojiten më shumë se dhjetëra miliardë euro, gjë që Japoninë do ta sjellin në borxhe edhe më të mëdha.
Që të parandalohet bankroti i shtetit, Banka Qendrore japoneze lëshoi në treg 157 miliardë euro, që ekonomia edhe më tej të funksionojë.