Japonia në kërkim të një modeli të ri ekonomik

Tokio, 17 prill - Në një zonë bregdetare në Japoni, disa vite më parë, përqendrimi i fabrikave që prodhonin ekrane të sheshtë, për të cilat ky vend u bë i famshëm, qenë simboli i të gjithë vendit. Por sot, zona rreth Amagasakit është bërë simbol i rënies industriale.
Gjatë muajve të fundit shumë nga këto fabrika janë mbyllur ose shitur për shkak se industria elektronike e Japonisë është konkurruar me sukses nga kinezët dhe koreanojugorët.
Panasonic mbylli dy nga tre fabrikat e veta në mars ndërsa Sharp, ia shiti biznesin një kompania taivaneze. Japonia është një vend shumë i industrializuar, i cili ra në një krizë të dyfishtë të përbërë nga fluskat në tregun e pronave të paluajtshme dhe atë të bursave herët në vitet 1990.
Që nga ajo kohë, industria e saj ka rënë gradualisht por në mënyrë të pashmangshme. Politikanët dhe biznesmenët tashmë besojnë se kjo tendencë është përshpejtuar pas aksidentit bërthamor të Fukushimës.
Javën e fundit, Sony, i cili në vitet 80 qe një novator i ngjashëm me Apple sot, njoftoi se parashikon 6.4 miliardë dollarë humbje dhe se do të shkurtojë 10 mijë vende pune. Edhe industria e makinave po humbet terren nga konkurrenca e pandalshme nga Kina.
Është koha që Japonia të gjejë një model të ri për ekonominë e vet, thotë Masatomo Onishi, një profesor biznesi në universitetin Kansai. Ne mund të ndjekim Shtetet e Bashkuara në rrugën drejt një ekonomie post-industriale pse Gjermaninë në ekonominë e manifakturës së shtresës së lartë, por ne nuk duhet të tentojmë të konkurrojmë Kinën në prodhimin masiv.
Këto janë pyetje të rënda për identitetin e një kombi që prej dekadash lavdëron veten për traditën e artizanatit të njohur si monozukuri, ose të bësh gjëra. Debati po ndiqet nga afër nga kombet e tjera aziatike, të cilat kanë ndjekur pikërisht strategjinë e Japonisë së viteve 60 për tu zhvilluar. 16 prill 2012