03 Maj 2024

Japonia ndan 4.83 milion euro për ambientin në Kosovë

Prishtinë, 30 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin e Japonisë në Republikën e Kosovës, Shigeo Iwatani, e cila i hapë rrugë realizmit të Grant Ndihmës Japoneze për të financuar projektin që do të përmirësoj mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë dhe Prizren.

Qeveria  Japoneze ka aprovuar një grant ndihmë në shumë prej 4.83 milion euro për Projektin për Përmirësimin e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Republikën e Kosovës, i cili do të implementohet nga Agjensioni Ndërkombëtar Japonez për Bashkëpunim (JICA).

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Enver  Hoxhaj, në emër të qeverisë së Kosovës dhe të popullit të saj i ka shprehur ambasadorit japonez, ngushëllimet dhe keqardhjen për ngjarjet tragjike që kanë ndodhur në Japoni. 

“Japonia në këto 12 vjetët e fundit ka qenë përkrah popullit të Kosovës. Na ka mbështetur në faza të rëndësishme dhe të vështira të zhvillimit tonë.  Prandaj edhe në këto javë këto  shteti i Kosovës dhe populli i saj do të jetë përkrah popullit japonez”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i Diplomacisë së Kosovës më pas ka falënderuar Japoninë për mbështetjen e madhe dhe të fuqishme që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin e shtetit, shoqërisë dhe një ekonomi nga themelet e saj.

Ministri Hoxhaj ka thënë se Japonia në këto 12 vjetët e fundit ka qenë mbështetëse e fuqishme e të gjitha zhvillimeve dhe transformimeve që  ka pësuar Republika e Kosovës qoftë në rrafshin politik, qoftë në rrafshin ekonomik, qoftë në rrafshin social , qoftë në fushën  e medieve ku investimi i Japonisë ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm. 

“Këtë marrëveshje që e nënshkruam sot e shohim si mbështetje të fuqishme që ambienti dhe politikat e ambientit në Republikën e Kosovës të shndërrohen në prioritet”, tha Ministri Hoxhaj.

Ai ka thënë se për Kosovën kjo marrëveshje dhe kjo mbështetje  e Japonisë është shumë e veçantë.

“Jam shumë i sigurt që qytetarët e Kosovës, veçmas ata të Prishtinës dhe të Prizrenit do të jenë shumë mirënjohës ndaj Qeverisë Japoneze dhe ndaj popullit japonez për këtë ndihmë shumë të rëndësishme në një fazë shumë të rëndësishme, në të cilën ndodhet Republika e Kosovës”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Kurse, Ambasadori jo rezident i Japonisë në Republikën e Kosovës, Shigeo Iwatani, ka thënë se Japonia e vlerëson lartë progresin e arritur në Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, drejt një shteti demokratik dhe multietnik në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

“Japonia e mbështet konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, gjë që kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë Evropës juglindore”, ka thënë Ambasadori  Iwatani. 

Ai ka rikonfirmuar vullnetin e Japonisë për forcimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Kosovën, duke ofruar asistencë të plotë për Kosovën drejt reformave politike dhe zhvillimit ekonomik. 

Kurse, lidhur me projektin i cili do të financohet nga Qeveria Japoneze, Ambasadori Iwatani ka shprehu besimin se ky projekt do të ndikojë në krijimin e një ambienti të shëndetshëm për qytetarët e Kosovës në dy qytetet ku do të implementohet.

“Siç e dini të gjithë Japonia po kalon një periudhë shumë të vështirë pas tërmetit dhe cunamit që ndodhi. Por edhe në këto momente të vështira ne kemi vendosur që të vazhdojmë këtë projekt. Shpresojmë se do të mbani në mend faktin se Japonia nuk i thyen kurrë premtimet e veta”, ka thënë Ambasadori japonez.

Përveç marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj me Ambasadorin Japonez, në këtë ceremoni është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit rezident të JICA-as për Regjionin e Ballkanit Satoru Kurosawa, e cila mundëson implementimin e projektit japonez.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)