17 Nëntor 2024

Japonia miraton buxhetin prej 800 miliardë dollarësh

Tokio, 15 janar - Qeveria e Japonisë miratoi një buxhet rekord për vitin e ardhshëm fiskal me vlerë prej 96 trilion yen, ose mbi 800 miliardë dollarë amerikanë.

Në të, qeveria japoneze ka planifikuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes me 2 për qind. Ky është buxheti i tretë radhazi në të cilin qeveria japoneze rrit shpenzimet e saj të mbrojtjes.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ky buxhet do të kontribuojë për të arritur rimëkëmbjen ekonomike dhe rifituar së bashku shëndetin fiskal.

\"Me kalimin e buxhetit aktual suplementar dhe buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal 2015, ne shpresojmë se do të duken rezultatet e rimëkëmbjes ekonomike në të gjithë vendin sa më parë që të jetë e mundur.\"

Rritja e re e shpenzimeve vjen pasi qeveria rriti taksat e shitjes, një veprim i cili shihet gjerësisht se e ka zhytur ekonominë e vendit në recesion që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar. Megjithatë, qeveria japoneze pret që ekonomia të rritet me 1,5 për qind këtë vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)