19 Nëntor 2024

Japonia i jep 500 milionë dollarë hua Birmanisë

Tokio, 12 dhjetor - Japonia do t’i jep Birmanisë hua në vlerë totale prej 585 milionë dollarë (60 miliardë jen), për ta ndihmuar këtë shtet në përmirësimin e infrastrukturës, shkruajnë të enjten mediet në Tokio.

Kryeministri japonez Shinzo Abe pritet ta bëjë këtë ofertë gjatë bisedimeve që do të zhvilloj me presidentin e shtetit Thein Sein gjatë fundjavës, raporton agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar zyrtarë qeveritar.

Kjo shumë i shtohet ndihmës së mëparshme në hua dhe grante në vlerë prej 800 milionë dollarë, të cilat kryeministri japonez Abe i ofroi gjatë vizitës së tij në Birmani gjatë majit.

Ndihma japoneze po ashtu shihet si synim për të kufizuar lëvizjet e Kinës për të forcuar raportet me Birmaninë, dhe për të ndihmuar hyrjen e kompanive japoneze në tregun ende të pazhvilluar në këtë shtet.

Shinzo Abe dhe Thein Sein, pritet që të nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)