Japonia i akordon 60 miliardë dollarë FMN-së

Tokio, 18 prill - Japonia do të japë 60 miliardë dollarë shtesë për Fondin Monetar Ndërkombëtar për ta ndihmuar ti bëjë ballë krizës së borxhit në Evropë dhe drejtoresha e përgjiithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar u kërkoi shteteve të tjera ta ndiqnin këtë shembull.
Ministri i Financave, Jun Azumi deklaroi se Japonia do të jepte 60 miliardë dollarë për riforcimin e bazave financiare të FMN-së, theksoi sot një zëdhënës i ministrisë.
Ky vendim i përgjigjet një kërkese të bërë nga Christinë Lagarde, e cila kishte kërkuar në muajin janar financime shtesë për FMN-në për të rritur në 500 miliardë dollarë burimet e kreditueshme për të luftuar më mirë kundër krizës evropiane të borxhit.
Premtimi i Japonisë do të paraqitet zyrtarisht nga autoritetet japoneze gjatë një takimi të ministrave të Financave dhe bankierëve qendrorë të G20-s në Uashington, më 20 prill dhe gjatë asamblesë semstrale të FMN-së.
Lagarde përshëndeti menjëherë rolin promotor dhe angazhimin e Japonisë për multilateralizmit, në një komunikatë të publikuar në Washington.