20 Nëntor 2024

Japonia e gatshme të thelloj bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë, 15 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu ka pritur sot në takim kurtuazie përfaqësuesin rezident të Zyrës për Ballkan të Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë (JICA), Abe Toshya.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, e me theks të veçantë me Agjencinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë.

Zëvendësministri Ramadan Avdiu, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e thellë të Qeverisë  dhe popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e madhe që i ofroi Japonia Kosovës në sektorë të ndryshëm që nga përfundimi i luftës e deri më sot.

“Ne e çmojmë ndihmën e Japonisë dhe po ashtu jemi shumë të interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin në mes dy shteteve tona. Për ne është e rëndësishme edhe përvoja e juaj në menaxhimin e sektorëve të caktuar.”, u shpreh zëvendësministri Avdiu.

Ndërsa, z. Toshya, duke falënderuar zëvendësministrin Avdiu, për bashkëpunimin me Ministrinë e Financave, theksoi se JICA dëshiron që edhe më tutje të thellojë bashkëpunimin me Kosovën, ndër të tjera edhe në programin e huave të buta koncesionare. Duke ditur edhe orientimet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën e ardhshme ne jemi të gatshëm që të presim propozimet tuaja për financimin e projekteve të ndryshme, të cilat do të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete”.

Në fund të këtij takimi zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, shprehi gatishmërinë që së shpejti, pas koordinimit edhe me ministritë e linjës, të përcaktohen projektet konkrete të bashkëpunimit në sektorët me prioritet sikurse që janë sektorët: shëndetësia, mbrojtjen e ambientit, përpunimin e mbeturinave,  sektorin e ujit të pijes, si dhe trajtimit të ujërave të zeza, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)