29 Prill 2024

Japonia e gatshme të blejë borxhet evropiane

Bruksel, 23 korrik - Ministri japonez i Financave, Yoshihiko Noda deklaroi sot se vendi i tij ishte i gatshëm për të blerë më shumë borxhe nga Fondi Evropian i stabilitetit financiar (FESF) nëse është e nevojshme.

Noda e bëri këtë propozim pas një samiti të jashtëzakonshëm të drejtuesve të zonës euro në Bruksel, të cilët ranë dakord për një plan ndihme prej 160 miliardë eurosh për shpëtimin e Greqisë dhe për të penguar një përhapje të krizës së borxhit.

Japonia investoi rreth 2,5 miliardë euro gjatë tre emetimeve të para të akorduara nga ky fond që prej fillimit të vitit dhe destinuar për t\'i ardhur në ndihmë Irlandës dhe Portugalisë.

\"Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm nëse kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e ekonomive të Bashkimit Evropian\'\', theksoi Noda në një konferencë shtypi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)