19 Nëntor 2024

Japonia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 2 dhjetor - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur sot Zëvendës Ambasadorin Japonez në Austri, jo rezident për Kosovën, Isamu Yamaguchi me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato në fushën e ekonomisë.

Me këtë rast, zv.ministri Koci ka informuar diplomatin japonez me projektet që janë në zhvillim e sipër në sektorët e energjisë, minierave dhe sektorët tjerë që mbulon MZHE, e që vlerësohen kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zv.ministri Koci ka falënderuar Zëvendës Ambasadorin japonez për ndihmën që Qeveria Japoneze i ka dhënë Kosovës, e veçanërisht Ndërmarrjeve Publike përmes agjencisë JICA.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy odave ekonomike me qëllim të identifikimit të fushave të bashkëpunimit dhe tërheqjen e investimeve.

Nga ana e tij, diplomati japonez, Isamu Yamaguchi ka theksuar bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve duke shprehur gatishmërinë për thellimin e tij në të ardhmen, e sidomos në fushën e ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)