Japonia, 7.4 miliardë dollarë ndihma për pesë vende të Azisë Juglindore
Tokio, 22 prill - Japonia është zotuar të japë 7.4 miliardë dollarë ndihma për zhvillim për pesë vende të Azisë Juglindore në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin me pellgun e lumit Mekong.
Kryeministri japonez Yoshihiko Noda e njoftoi shumën e ndihmave në takimin Japoni-Mekong sot në Tokio, pas takimit me udhëheqës të Kamboxhias, Laosit, Birmanisë, Tajlandës dhe Vietnamit.
Ai tha se stabiliteti dhe zhvillimi i Azisë Lindore nuk është i mundur pa stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Mekong.
Edhe Kina është përpjekur të rrisë ndikimin e saj tek këto shtete duke akorduar ndihma dhe investime për vendet e rajonit Mekong.