16 Janar 2025

Japonia, 116 miliard dollarë për stimulimin e ekonomisë

Tokio, 11 janar - Qeveria japoneze miratoi një paketë prej 116 miliard dollarë për stimulimin e ekonomisë vendase e goditur rëndë nga kriza ekonomike.

Pjesa më e madhe e kësaj pakete do të shpenzohet në infrastrukturën e transportit dhe komunikimit por edhe si ndihmë për bizneset, në një përpjekje për t’u dhënë atyre një tjetër hov.

Parashikimet e Tokios zyrtare janë që paketa të ndihmojë në rritjen me 2 përqind të ekonomisë si dhe të krijojë 600 mijë vende të reja pune.

Japonia është ekonomia e tretë më e madhe e botës aktualisht ndodhet zyrtarisht në recesion, pas 3 dekadave rritje. Eksportet dhe konsumi kanë rënë ndjeshëm, ndërsa kryeministri i zgjedhur së fundmi, Shinzo Abe kritikoi qeverinë paraardhëse.

“Fatkeqësisht administrata e parë dështoi në punën e saj për të stimuluar rritjen ekonomike. Është jetësore që ne të kemi një strategji për krijimin e vendeve të reja të punës, rritjes së të ardhurave dhe të mirëqënies”, tha kryeministri Abe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)