Japoni: 23mijë viktima, 300 miliard dollarë dëme
Tokio, 25 mars - Mediat japoneze duke cituar burime zyrtare njoftuan se numri i viktimave të tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë më 11 Mars do të jetë më i lartë se 23 mijë persona.
Ndërkohë dëmi ekonomik që i është shkaktuar Japonisë nga kjo fatkeqësi natyrore llogaritet mbi 300 miliard $.
Gjigandët ekonomikë të Japonisë si kompanie e prodhimeve elektronike Sony, kompanitë e automobilëve Toyota dhe Honda kanë ndërprerë punën dhe kjo ndërprerje do të zgjasë të paktën edhe një javë.
Japonia prodhon 40 % të pjesëve elektronike në botë dhe ¼ e pjesëve për automobila. Kriza në Japoni e ka detyruar edhe kompaninë amerikane General Motors të mbyllë disa fabrika për shkak të mungesës së pjesëve për automobila.