Janet Yellen konfirmohet sekretare e Thesarit në SHBA
Washington, 26 janar - Senati të hënën konfirmoi Janet Yellen si sekretaren e parë grua të Thesarit në historinë e SHBA-ve, duke u bërë anëtarja më e fundit e Kabinetit që mori "dritë të gjelbër" nga ligjvënësit.
Yellen, e cila është zotuar të përqendrohet në ringjalljen e ekonomisë amerikane të goditur nga pandemia, u konfirmua me një votim prej 84-15.
"Fokusi tani është në sigurimin e ndihmës dhe të ndihmojmë familjet që të mbajnë një çati mbi kokën e tyre dhe ushqimin në tryezë dhe jo rritjen e taksave", tha Yellen javën e kaluar gjatë seancave të saj të konfirmimit në Senat.
"Mendoj se duhet t'i kalojmë këto kohëra të errëta para se programi i vaksinimit të na mundësojë të rikthehemi në jetë siç e dinim", shtoi ajo.
Konfirmimi i saj është i treti nga Senati pasi ligjvënësit miratuan të nominuarit e presidentit Joe Biden, Avril Haines si drejtor i Inteligjencës Kombëtare dhe Lloyd Austin si sekretar i Mbrojtjes.