Jahjaga viziton sot Fushë Kosovën, Vushtrrinë, Skenderajn dhe Gllogocin
Prishtinë, 27 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës, në kuadër të nismës për përkrahjen e zhvillimit ekonomik.
Ajo do të shoqërohet nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane.
Gjatë ditës së sotme Presidentja Jahjaga do të vizitojë Komunën e Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Komunën e Gllogocit.