16 Maj 2024

Jahjaga: Trusti Pensional ka barrën e ruajtjes së pasurisë së njerëzve

Prishtinë, 13 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) , të udhëhequr nga kryetari i Bordit, Ymer Havolli.

Drejtuesit e TKPK-së e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimet e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, një institucion i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, i cili menaxhon një pasuri prej mbi gjysmë miliardë euro.

Ata theksuan vështirësitë me të cilat përballet ky institucion, sikur edhe të gjitha institucionet e tjera financiare, si pasojë e krizës ekonomike globale.

Përkundër këtyre sfidave, sipas drejtuesve të Trustit, ky institucion ka arritur jo vetëm të ruajë, por edhe të shtojë vlerën e mjeteve nën menaxhimin e këtij institucioni, duke e përmbyllur vitin 2011 me rezultat pozitiv. 

Presidentja Jahjaga theksoi se përcjell me vëmendje zhvillimet në raport me Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ashtu si edhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend dhe në botë.

Ajo i përgëzoi drejtuesit e Trustit për rezultatin pozitiv duke shtuar se është e vetëdijshme për vështirësitë që ka sjellë për ekonominë dhe bizneset e Kosovës kriza financiare dhe ekonomike që e ka kapluar botën.

Presidentja Jahjaga shtoi se Trusti Pensional ka barrën e ruajtjes së pasurisë së njerëzve për të cilën ata investojnë pjesën më të mirë të jetës së tyre dhe kjo natyrisht e shton peshën e përgjegjësisë për të menaxhuar sa më mirë dhe sa më kujdesshëm këto mjete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)