19 Nëntor 2024

Jahjaga priti guvernatorin e BQK-së, Bedri Hamza

Prishtinë, 13 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, priti të hënën në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili e njoftoi për punën që institucioni i tij ka bërë gjatë një viti.
 
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, zotëri Hamza, tha se sistemi bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe theksoi angazhimin e institucionit që ai drejton në mbajtjen e këtij trendi pozitiv edhe gjatë këtij viti.

Hamza e njoftoi Presidenten për aktivitetet bankare në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin edhe me institucionet ndërkombëtare financiare.
 
Ai tha se do të vazhdohet me forcimin e profesionalizmit të BQK-së në shërbim të një sistemi bankar të qëndrueshëm dhe theksoi domosdoshmërinë e garantimit të klimës së mirë të afarizmit dhe rrjedhimisht edhe të sistemit bankar në vend.
 
Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën që po bën BQK dhe theksoi nevojën që ky institucion të vazhdojë angazhimin në mirëmbajtjen e stabilitetit financiar të Kosovës. Ajo tha se BQK duhet të vazhdojë të ndihmojë sistemin bankar në Kosovë duke forcuar kapacitetet e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)