17 Nëntor 2024

Jahjaga priti faktmbledhësit e Emirateve të Bashkuara Arabe

Prishtinë, 3 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion faktmbledhës të nivelit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të përfaqësuar nga sektori publik dhe privat, i udhëhequr nga kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, Shkëlqesia e Tij Ali Majed Al Mansoori.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi vizitën e delegacionit në Kosovë, duke theksuar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë ndihmuar Kosovën në periudhat më të rëndësishme të shtetformimit, është i një rëndësie të veçantë dhe ai duhet të thellohet në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të zhvillimit ekonomik.

Ajo e vlerësoi në veçanti përkrahjen që Princi i kurorës i Abu Dhabit, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e tij për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në fushën ekonomike me Kosovën.

Ajo tha se Kosova ka potenciale të mëdha edhe natyrore dhe njerëzore dhe ofron një klimë të mirë dhe siguri për investime dhe biznes, posaçërisht në fushën e bujqësisë e të energjisë, por edhe në fusha të tjera.

Kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik të EBA-së, Shkëlqesia e Tij Ali Majed al Mansoori, tha se është i nderuar që viziton Kosovën me ftesën e Presidentes Jahjaga dhe i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai tha se delegacioni është në një mision faktmbledhës, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, me qëllim të gjetjes së fushave ku mund të ndërtohet dhe zgjerohet bashkëpunimi, me synim që ai të jetë afatgjatë.

Vizita e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pas takimit të fundit që Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në Abu Dhabi me Princin e kurorës, Sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA n ë Kosovë, në fusha të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)