Jahjaga në samitin e 100 të Liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore
Dubrovnik, 14 korrik - Presidentja Jahjaga mori pjesë sonte në hapjen zyrtare të Samitit 100 të Liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore që po mbahet në Cavtat të Dubrovnikut, njëkohësisht me Samitin Bërdo Brioni.
Presidentja Jahjaga dhe presidentët e tjerë të vendeve të rajonit përpara një numri të madh të bizneseve prezantuan aspektet e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, mundësitë dhe klimën për investime të huaja në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm Hoxhaj, po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, të tretin me radhë, që sivjet organizohet në Dubrovnik me mikpritës Presidentin e Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviq dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, zonjën Angela Merkel.
Gjatë ditës së nesërme Presidentja Jahjaga dhe presidentët e tjerë do të mbajnë fjalë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit, bashkëpunimin ndërmjet vendeve të këtij rajoni si dhe paraqitjen e përbashkët të projekteve të infrastructures rajonale që pritet të mbështetet edhe nga BE-ja.