Jahjaga: Ne jemi zotuar për reforma nëpërmjet privatizimit

Stamboll, 10 prill - Presidentes Atifete Jahjaga në samitin e 16-të Ekonomik të Euro-Azisë në Stamboll ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke kaluar gjatë një procesi reformash të cilat duhet ndërmarrë si nevojë për një transformim të sistemeve të tyre shoqërore dhe ekonomike më mënyrë që të jenë pjesë e ndryshimeve globale.
Samiti Ekonomik i Euro-Azisë sipas saj ofron një mundësi që të komunikohen dhe shkëmbehen ide dhe përvoja në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përparimit të vendeve tona.
Ky samit siç ka theksuar Jahjaga është po ashtu një dëshmi e kësaj periudhe integruese dhe e gatishmërisë sonë për bashkëpunim dhe gjetje të zgjidhjeve.
Ka shumë gjëra të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së transicionit mund të mësojnë nga përvojat e vendeve tjera të cilat e kanë kaluar këtë rrugëtim. Ne jemi duke demonstruar me angazhimin tonë të përgjithshëm vendosmërinë tonë dhe vullnetin politik për ti ndërmarrë hapat e nevojshëm për konsolidimin e demokracive tona dhe të transformimit të ekonomive tona drejt stabilitetit dhe prosperitetit, ka vazhduar ajo .
Duke folur për Kosovën, Jahjaga ka thënës e Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm në themelimin e institucioneve dhe në mënyrë konstante ka forcuar mekanizmat e përmbarimit të ligjit dhe ka krijuar dhe aplikuar politika të shëndosha makroekonomike, të cilat sigurojnë stabilitet të sistemit ekonomik.
"Ne po ashtu jemi zotuar ndaj reformave strukturore nëpërmjet procesit të privatizimit. Kemi arritur sukses të konsiderueshëm në përmirësimin e ambientit për biznes, me garanci legjislative dhe procedura të tjera administrative për biznes nga investitorët vendor dhe ata ndërkombëtarë" u shpreh Jahjaga. /