Jahjaga dyfish rrogën më të madhe se Boris Tadiq
Beograd, 28 dhjetor - Duke iu referuar shënimeve të publikuara dje në shtypin e Prishtinës për rrogat e funksionarëve të Kosovës, shtypi i Beogradit shkruan sot se anëtarët e qeverisë, deputetët dhe drejtorët në Kosovë mesataraisht fitojnë nga 500 e më shumë euro nga kolegët e tyre në Beograd.
Kështu Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr dyfish rrogë më të madhe se Presidenti serb Boris Tadiq, rroga e të cilit është 1.400 euro. Jahjaga merr 2.837 euro.
Ndonëse Kryeministri i Kosovës e ka rrogën dyfish më të vogël se Presidentja Jahjaga, megjithatë ai merr rreth 250 euro më shumë se homologu i tij serb Mirko Cvetkoviq, rroga e të cilit është 1.200 euro, ndërsa rroga e ministrave të tij është 1.000 euro, transmeton QIK.
Ndërkaq rroga bazë e parlamentarëve të Kosovës është 1.488 euro dhe rreth 400 euro shtesa nëpër komisione e këshilla, ajo e depeputetëve serbë është 750 euro plus paushalli mujor 300 euro.
Drejtori i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës është 2.653 euro ndërsa e kolegut të tij serb është 1.520 euro, plus dy shtesa si anëtar i Komisionit Kombëtar për Kontabilitet me rreth 350 dhe si asistent në Fakultetin Ekonomik rreth 75 euro.