16 Janar 2025

Jahjaga dekretoi emërimin e Hamzës në pozitën e guvernatorit

Prishtinë, 26 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e Bedri Hamza në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të zyrës së presidentes dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)