02 Maj 2024

Jackson: Kosovën tani do ta mbështes ekonomikisht

Prishtinë, 17 shkurt - Ish komandanti i parë i KFOR-it në Gjenerali Sir Mike Jackson është kthyer në Kosovë për të mbështetur Republikën e Kosovë në përvjetorin e katër të Pavarsisë së vendit.

Kësaj here ai ka parë që vendin nuk duhet ta mbështes më ushtarakisht por ekonomikisht. Këtë e tha edhe vet Sir Mike Jackson gjatë vizitës që i bëri ndërmmarjes “Llamkos Galva Steel” në Vushtrri dhe në konferencën për media.

“Kosova ka ndryshuar për të mirë, qysh se e kam lënë shumë vite më parë. Kosova që nga atëherë ka shpall pavarsinë dhe është ndërtuar shumë. Edhe këtë herë unë po përpiqem ta ndihmoj Kosovën, por me zhvillimin ekonomik dhe jo për dalje nga rrethanat e vështira siq ishte në vitin 1999”, tha Sir Mike Jackson.

Qysh në vitin 1999 gjenerali kishte vërejtur qëllimet e politike të kosovarëve për pavarsinë e vendit.

“Ishte shumë e qartë se pavarsia ishte qëllimi politik, por nuk ishte e imja si ushtarak i një force ndërkombëtare të kemë qëllime politike, puna ime ishte të implementoj rezulutën 1244 dhe këtë e bëra”, tha Sir Mike Jackson.

Ai tha se ka vërejtur shumë ndryshime në Kosovë. Rrugë të reja dhe përmirësimi i infrastrukturës, ndriqim në tërë vendin dhe shumë përparime të tjera.

“Kosova ka ecur përpara, vendi është pavarsuar edhe pse nuk është pranuar nga të gjithë, këtë e di, por se tash po shoh ndërtesa të shumta, ndriqim në tërë vendin, infrastrukturë më të mirë dhe kështu që unë dua të shikoj përpara drejt vazhdimit të marrëdhënieve me Kosovën, por këtë herë më ndryshe dhe ndoshta më mirë”, tha Sir Mike Jackson.

Por ai u shpreh edhe i zhgënjyer me atë që pa në kosovë, papunësin e madh. Për këtë, ai tha se mbështetjen e tij për Kosovën tani po e jep duke investuar në Kosovë.

“Zhgënjyes është niveli i lart i papunësis dhe besoj se mund të ndihmoj”, tha Sir Mike Jackson.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, Gjenerali Sir Mike Jackson vizitojë ndërmmarjen “Llamkos Galva Steel”. Ai aty pa nga afër procesin e prodhimit në fabrikën e privatizuar ku tashmë kanë zënë vend qindra qytetarë të punësuar nga komuna e Vushtrrisë. “Llamkos Galva Steel” tha se duhet të jetë shembull për së miri në ërë vendin dhe duhet të ndiqet nga të gjithë në mënyrë që të ulet papunësia e madhe e Kosovës.
 
Gjenerali Sir Mike Jackson ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Core Resources Group. 

Kjo kompani që ka vendos të investoj edhe në Kosovë është kompani multinacionale e cila investon në hekur, resurse natyrale dhe energji të ripërtëritshme në sektoret e saja si “Core Steel” që është e integruar në ciklin jetësor të prodhimit të hekurit, minierave të hekurit, shitje, shkrirje, galvanizim e deri te produkti final, “Core Energy” që merret me investimet në Hidro energji dhe energji tjera të ripërtëritshme, “Core Exploration” që ka cak zbulimin  metaleve të çmuara si dhe metaleve bazë si dhe “Core Remediation” që ka për qëllim trajtimin e mbeturinave të minierave nga shkrirja deri në qarkullim.

Qëllimi i Core Resources Group është të rris investimet e saja në Evropën Jug Lindore. Grupacioni është duke rritur operimin e saj në sektore të reja, përfshirë patundshmëri, teknologji dhe telekomunikim.

Pjesë e kësaj kompanie është edhe “SIVA Partners”, me bazë në New York e cila merret kryesisht me patundshmëri. Kjo kompani ka blerë 50 për qind të aksioneve të Core Resources Group. Grupacioni do të investojë një shumë prej 650 milionë dollarë Amerikan nga një fond e cila do të menaxhohet nga SIVA Partners.

Në ditën e tij të dytë të vizitës ai ka takuar personalitete t shumta të jetës politike në vend dhe ka vizituar institucione të ndryshme të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)